Vjosa Osmani, Presidentja e re e Kosovës

694
Sigal

Pas tre raundeve të rregullta të ditës sotme dhe dy seanca të dështuara të djeshme për shkak të mosplotësimit të kuorumit me 80 vota, Vjosa Osmani, nga sot është presdidentja e re e Kosovës.

Osmani mori në raundin e tretë…. vota, teksa minumimi për t’u zgjedhur presidente në raundin e tretë ishte 61 vota. Në garën për president ishte dhe kandidati Nasuf Bejta.

Ish-kryetarja e Kuvendit është kështu presidentja e dytë grua pas Atifete Jahjagës. Më parë president të Kosovës kanë qenë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.

RAUNDET E VOTIMVE TË SOTME

Raundi i parë

Në raundin e parë për President në Kosovë, morën pjesë 82 deputetë. Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa kundërshtari i saj Nasuf Bejta nuk ka marrë asnjë votë. 12 fletë votimi kanë qenë të pa vlefshme.

Raundi i dytë

Në raundin e dytë për zgjedhjen për President në Kosovë, morën pjesë 82 deputetë. Për Vjosa Osmani 67 vota kanë qenë pro saj. Vetëm 4 vota kanë shkuar për Nasuf Bejta. 11 vota kanë qenë të pavlefshme.

Raundi i trete