BE i jep Shqipërisë krundet, ndërsa miellin ia dhuron Serbisë

520
Shqipëria jo vetëm nuk ka gjetur mbështetje për projektet infrastrukturore dhe energjitike në samitin e Vjenës, por vendi rezulton me mbështetjen më të vogël financiare nga Bashkimi Europian për çështjen e migracionit dhe menaxhimit tê kufinjve në Ballkan. Ky fakt evidentohet nga dokumenti i publikuar nga Komisionit Europian gjatë samitit të Vjenës, kushtuar së shumti çështjes së emigracionit klandestin në BE dhe azilkërkuesve nga Ballkani. Shqipëria ka përfituar më pak se tê gjitha vendet kandidate dhe madje edhe më pak se Bosnja dhe Kosova, që nuk janë ende kandidate pêr anêtarêsim në BE.

Shqipëria e fundit në listë me 1.5 milion euro

Në këtë dokument, Komisioni Europian evidenton asistencën financiare për secilin vend tê Ballkanit në kuadrin e fondeve IPA për çështjen e emigraciont në perspektivën financaire 2007-2013 dhe 2014-2020. Nga ky dokument rezulton, se Serbia ka përfituar 54 milion euro në tërësi për çështjet e migrimit. 45 milionëve që prej vitit 2007 i janë shtuar edhe 8,2 milion euro, që do të përdoren vitin e ardhshëm për aftêsitê pritêse për emigrantët, për zbatimin e reformës së azilit dhe sistemin e mbikëqyrjes. Maqedonia ka përfituar në tërësi 24 milion euro, prej të cilave 1,2 milion euro janë parashikuar të jepen pêr vitin e ardhshëm për rinovimin e posteve të policisë, menaxhimin e trafikut tê qënieve njerêzore dhe të forcimin e kapaciteteve të posteve kufitare. Mali i Zi ka përfituar 22, 6 milion euro, prej të cilave 2, 63 milion tê parashikuara për periudhën 2018-2020. Bosnja ka përfituar 10,5 milion euro, prej të cilave 2 milion euro për 2015, Kosova përfiton 7,1 milion euro, prej tê cilave 2,5 milion parashikohen për vitin e ardhshëm. Shqipëria rradhitet e fundit në rajon në kêtë aspekt edhe për buxhetin total, por edhe për buxhetin për vit. Ajo përfiton në tërêsi 4,5 milion euro dhe për Shqipërinë në dokument cilësohet thjesht se buxheti indikativ për menaxhimin e kufinjve për vitin 2015 është 1,5 milion euro. Pra, Shqipëria përfiton nga BE krundet e ndihmës ekonomike, vetëm 1,5 milionë euro, ndërsa Serbisë i dhurohet “mielli”, domethënë një shumë prej 54 milionë euro. 

Komisionieri Hahn: BE nuk është bankë

E përditshmja austriake “Diepresse” zbulon debatin e ashpër mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe komsionierit të BE për Zgjerim Hahn që bazohet mbi nevojat e rajonit dhe politikat e BE-së. E ndërsa komisioneri po orientonte vendet e rajonit drejt forcimit të shoqërive civile, është ndeshur me një reagim të ashpër të shefit të qeverisë shqiptare. 

Zoti Hahn u ka sugjeruar liderve të rajonit të mos e shohin BE si bankë por si bashkim vlerash. 

Dy kryeministra, Rama dheVuçiç në samitin e Vjenës i kanë kërkuar llogari drejtëpërdrejt komisionerit mbi hapat për anëtarësimin në BE dhe mbështeje më të madhe për rajonin. Vetë Hahn është kundërpërgjigjur, duke u shprehur se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e shohin BE si një bankë që pagun para, kur në fakt, sipas tij, është një bashkim i vlerave të përbashkëta. Gjithçka nisi kur komisoneri Han kërkoi më shumë përfshirje të shoqërisë civile në vendimet politike në vendet e rajonit, debat i publikuar nga përditshmja austriake dieprees.
Edi Rama : “Nuk kemi ardhur në Vjenë për të folur gjatë gjithë kohës për shoqërinë civile. Ne duam të dimë se çfarë do të bëjë BE. Njerëzit më në fund do të duan të shohin përmirësime për kushtet e tyre të jetesës. Aktualisht, Shqipëria ka statusin e vendit “Kandidat”, që do të thotë:” Unë dua të martohem, por askush nuk dëshiron të martohet me mua”.
Hahn: Bashkimi Europian nuk mund të shihet si një bankë që thjesht paguan para. Është më shumë se kaq, është një lidhje e vlerave të përbashkëta”.
Vuçiç: Ne nuk duam paratë tuaja dhe nuk kërkoj as edhe një euro të vetme nga Bashkimi Europian. Të gjithë ne, pra Ballkani Perëndimor, kemi nevojë për mbështetjen tuaj politike. Gjithashtu, ne kemi nevojë për ndihmë në çështjen e emigrantëve. 
Shefja për politikë të jashtme në BE, Mogherini tha se po përballen me një klasë politike agresive në rajonin perëndimor të Ballkanit, teksa këta të fundit, përfshirë Rama dhe Vuçiç, drejtojnë kërksa të përcaktuara nga nevojat e brendshme. Europa dukshëm eshte vënë përballë presioneve në rritje nga liderët e vendeve të rajonit, të cilët të paktën gjeografikisht, kërkojnë më shumë ndihmesa financiare nga Bashkimi Europian. 
Sigal