PAA, Duka: Mazhoranca t’i nënshtrohet rregullave demokratike

458
Kryetari i Partisë Agrare Ambintaliste, Agron Duka, gjatë një takimi elektoral në Tiranë, ka theksuar se në 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje pa qeveri teknike.

Duka takoi strukturat e njësive administrative një dhe dy në kryeqytet ndërsa kërkoi votën për kandidatët Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj.

Gjatë një takimi me strukturat e njësive administrative një dhe dy në Tiranë, kryetari i partiisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor pa qeveri teknike. 

Manipulimit të zgjedhjeve një ditë do t’i vinte fundi, tha ai ndaj i bëri thirrje mazhorancës, t’i nështrohet rregullave demokratike.

“Parësore kemi zgjidhjen e çështjeve agrare ambientaliste. Prej 27 vitesh në parlament nuk ka një grup i dedikuar vetëm mjedisit dhe çështjeve të bujqësisë. Prandaj do ishte mirë të votohen kandidatët e tanë.

Sipas Dukës, Partia Agarare Ambintaliste, ka mbështetur në çdo betejë të saj shoqërinë civileve për mbrojtje të mjedisit, mbështetje që sipas tij do vijoi dhe në të ardhmën.

Edhe pse thotë se pa qeveri kenike nuk do te kete zgjedhje, Duka vijon takimet elektorale, ndërsa ka theksuar para mbështetësve të kryeqytetit se ka 27 vjet që në parlamentin mungon një grup i dedikuar vetëm mjedisit dhe cështjeve të bujqësisë.
Sigal