GUXO/Klevi Pojana: Koha që politika të ketë një gjeneratë të re përfaqësuesish

180
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së pjesë e listës së qarkut të Tiranës, Klevi Pojana, i bën thirrje rinisë që të guxojnë dhe të marrin fatet e tyre në dorë më 25 prill. Sipas tij, koha që politika të ketë një gjeneratë të re përfaqësuesish. ”Ne të gjithë kemi nevojë për një shtet të fortë por mbi të gjitha për një shtet të drejtë. Ne të gjithë duam një të nesërme me standard më të lartë jetese dhe me shpresë. Ne të gjithë aspirojmë për mirëqenie sociale, ku më të pamundurit marrin mbështetjen që duhet nga instancat përkatëse, pa i cenuar asgjë atyre që vrapojnë me meritë në një shoqëri kapitaliste”,-shkruan Pojana.

Mesazhi i plotë

Ka ardhur koha që politika të ketë një gjeneratë të re përfaqësuesish! Larg mendësisë së vjetër të politikës së konfliktit dhe retorikës së ashpër me prapavijë interesash okulte. Unë besoj tek Shqipëria e zhvilluar, besoj tek forca e rinisë shqiptare, besoj tek një e ardhme më e mirë për të gjithë.

Ne të gjithë kemi nevojë për një shtet të fortë por mbi të gjitha për një shtet të drejtë. Ne të gjithë duam një të nesërme me standard më të lartë jetese dhe me shpresë. Ne të gjithë aspirojmë për mirëqenie sociale, ku më të pamundurit marrin mbështetjen që duhet nga instancat përkatëse, pa i cenuar asgjë atyre që vrapojnë me meritë në një shoqëri kapitaliste.

Prandaj thirrja ime nga zemra drejtuar zemrave të çdo shqiptari është:

-VOTO dhe mos lejo askënd të marrë vendime për ty;
-VOTO dhe mos e shit votën për asnjë arsye e për asnjë çmim;
-VOTO dhe qëndro besnik ndaj parimeve të tua.

Ka ardhur dita për NDRYSHIM, ndaj mos e lejo veten të hipësh në anijen që po mbytet. 30 vite tranzicion janë shumë për një vend e shoqëri si e jona. T’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve në emigrim. Guxo sot dhe qëndro krenar në jetën tënde nesër, sepse ke bërë zgjedhjen e duhur! Me zemër,