Vizita, Edi Rama mbërrin në Beograd, masa të larta sigurie

596
Sigal

BEOGRAD – Rreth orës 08:30 Kryeministri Edi Rama është nisur nga Rinasi drejt Beogradit, për të shënuar vizitën e parë pas 7 dekadash të një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj dhe një grup gazetarësh, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë lanë aeroportin “Nënë Tereza” për të nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Serbisë. Ajo çka ra në sy ishte avioni i Bosnje-Hercegovinës “Air Bosnia” i cili ishte rezervuar për këtë udhëtim.
Në bazë të axhendës, sot shefi i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij Aleksandar Vuçiç në orën 11:00, ku pas kësaj, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15. Megjithatë në axhendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.

Kryeministri dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Beograd
Ora 10:00 shënoi dhe mbërritjen e kryeministri Rama dhe delegacionit shqiptar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Nga këtu kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni nisen drejt Pallatit “Serbia”, rezidencës së kryeministrit Vuçiç ku do të presë Ramën në këtë vizitë. Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës. Gjithashtu edhe masat e sigurisë në aeroportin e Beogradit ishin tepër të larta.rama ne rinas
rama
(Në foto:Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama në avion në Rinas duke u nisur drejt Beogradit) Foto të tjera

avioni

Më 11 Nëntor në Preshevë, serbët frikë nga mesazhi i Ramës
Ndërkaq tashmë është konfirmuar se Rama të nesërmen, më 11 nëntor, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Sipas mediave vendase, Presheva po bën gati çelësin e qytetit për të ia dorëzuar kryeministrit, ndërsa banera “Mirë se vini Kryeministër” janë vendosor në rrugët kryesore të Preshevës.

Por  autoritetet serbe mbeten të shqetësuara lidhur me mesazhin që Rama do të japë në krahinën e banuar nga shqiptarët ditën e nesërme.
 
Serbia nën masa të rrepta sigurie si për vizitën e Clinton dhe Biden
Siç mësohet, Beogradi do të presë Ramën nën kushte të larta sigurie. Vetë mediat serbe i kanë përshkruar forcat e shumta të sigurisë, si të krahasueshme me vizitat e Bill Clinton dhe Vladimir Putin dhe zv/presidentit amerikan Joe Biden në Beograd.
 
Vizita e Ramës u shty dy herë…për shkak të zgjedhjeve dhe incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri
E konsideruar si një vizitë e tensioneve të mëdha, ajo është shtyrë dy herë brenda një viti, ku vizita e parë u shty për shkak të zgjedhjeve në Serbi në Shkurt, ndërsa e fundit më 22 tetor, u shty për shkak të incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri. 
 
Axhenda e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Serbi:

10 Nëntor 2014
11:00 Delegacioni mbërrin në Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikës sëSerbisë i uron mirëseardhjen Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë. Së bashku asistojnë në luajtjen e himneve kombëtarë dhe parakalojnë në revistë rojën e nderit. 

11:10 Takim kokë më kokë midis dy Kryeministrave 

11:30 Takim midis dy delegacioneve 

12:15 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave 

16:00 Bashkëbisedim me gazetaret 

17:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation betëeen Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave. 

19:35 Pritje nga Kryebashkiaku i Beogradit. 

11 Nëntor 2014
Vizita në Preshevë