Damian Gjiknuri: Tre arsyet e fitores

475
Sigal

Qarku Elbasan

 Elbasan

Gramsh

Librazhd

Peqin

box

LSI – 2 deputetë

PD – 4 deputetë

PR – 1 deputet

PDIU – 1 deputet

 Qarku i Elbasanit ka 14 mandate, të cilat janë shpërndarë në këtë mënyrë: 8 mandate janë marrë nga koalicioni i majtë ASHE dhe 6 janë të koalicionit të djathtë APMI. Në Qarkun e Elbasanit kishte 321.138 zgjedhës të regjistruar, ndërsa  numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 540. Në Qarkun Elbasan ka 4 rrethe: 1)Rrethi Elbasan, i cili ka 3 bashki dhe 20 komuna,  211.232  zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 325.2) Rrethi Gramsh, i cili  ka 1 bashki dhe 9 komuna, 26.607 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 65. 3) Rrethi Librazhd ka 2 bashki dhe 9 komuna, 55.120 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 99. 4) Rrethi Peqin ka 1 bashki dhe 5 komuna, 28.179 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 51.

Unë mendoj se një nga pikat më të forta të Partisë Socialiste që ndikoi ndjeshëm në fitoren e koalicionit tonë ishte programi vizionar i partisë sonë për të ardhmen e Shqipërisë. Ky program i jep përgjigje të gjitha problemeve preukupante të vendit tonë, duke i rikthyer popullit tonë shpresën dhe besimin tek e ardhmja. Gjithashtu një pikë tjetër e fortë e fitores sonë në Elbasan ishte bashkëpunimi me aleatët tanë dhe sidomos me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke garantuar shifra spektakolare të një rezultati të cilën shumë pak vetë mund ta parashikonin. Por këtu ka rolin e vet determinant organizimi i punës në të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit, duke u takuar me të gjithë banorët e këtij qarku dhe duke diskutuar me ta për hallet dhe problemet e ndryshme. Në mënyrë të veçantë unë do të përmendja edhe ekipin e shkëlqyer që ndërtuam për konstruksionin  e këtij rezultati. Këtë e them se i gjithë ekipi ynë ishte në një nivel të lartë impenjimi, duke trokitur shtëpi më shtëpi, për të diskutuar me njerëzit e thjeshtë. Dhe më në fund ata na besuan dhe na dhanë votën e vlerësimit të tyre, të cilën ne padyshim do ta justifikojmë.

Lista e deputetëve, Qarku Elbasan:

PS – 6 deputetë (pranë deputetit 7) – Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini

LSI – 2 deputetë – Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri

PD – 4 deputetë – Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi

PR – 1 deputet – Luan Duzha

PDIU – 1 deputet – Aqif Rakipi

Qarku Durrës

Durrës

Krujë

box

PS – 6 deputetë

LSI – 1 deputet

PD – 5 deputetë

PR – 1 deputet

Qarku i Durrësit ka 13 mandate, të cilat janë ndarë në 7 mandate të ASHE-së dhe 6 mandate të APMI-së. Në qarkun e Durrësit kishte 313.353 zgjedhës të regjistruar, ndërsa  numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 444. Në Qarkun Durrës ka 2 rrethe: 1)rrethi Durrës ka 4 bashki dhe 6 komuna, 256.108 zgjedhës të regjistruar, ndërsa  numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 356. 2) Rrethi Krujë ka 2 bashki dhe 4 komuna, 57.245 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 88

Agron Duka: Faleminderit votuesve

Deputeti fitues i qarkut të Durrësit, Agron Duka shpalosi për gazetën “Telegraf”, disa aspekte interesante që mundësuan fitoren e tij, pikërisht në qarkun, ku Partia Republikane nuk ka fituar ndonjëherë. Midis të tjerave ai na tha: Unë për banorët e Durrësit, Shijakut dhe zonave rurale kam investuar me kohë kontributin tim qytetar dhe politiko-social, prandaj unë fitoren e tanishme nuk e arrita për një muaj fushatë, por për45 vjet e një muaj. Sepse njerëzit këtu, më njohin dhe ata mund të flasin për veprimtarinë time qysh kur kam qenë sportist e deri tani që jam drejtues i klubit të Shijakut. Por aktiviteti im ka të bëjë edhe me kontributin e dhënë si biznesmen, ku prej vitesh kam qenë pranë banorëve duke iu përgjigjur me intensitet halleve të tyre. Përveç kësaj, unë kam qenë edhe ministër, apo ish-deputet i tyre dhe besoj se kaq kohë mjaftojnë për të bërë karakteristikën e një njeriu. Sepse unë më atë zonë jam lidhur pazgjidhshmërisht në të gjitha hallkat dhe jam gjithmonë pranë njerëzve dhe i rrethuar me njerëz të mirë. Pra, ky mandat ishte si shpërblim i elektoratit për punën time gjatë gjithë jetës. Po kështu, ky është kontribut i familjes sime, duke filluar nga prindërit e deri më sot, e cila njihet për komunikimin korrekt dhe ndihmën e pakursyer që i ka dhënë njerëzve në nevojë.

Lista e deputetëve Qarku Durrës:

PS – 6 deputetë – Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi

LSI – 1 deputet – Lefter Koka

PD – 5 deputetë – Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi

PR – 1 deputet – Agron Duka