Edi Rama në Serbi, takim kokë më kokë me homologun Vuçiç

1670
Sigal

BEOGRAD – Ora 09:40 e mëngjesit të së Hënës shënoi mbërritjen e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizita e parë pas 7 dekadash e një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nën masa të larta sigurie.
 
Ne oren 11:00 kryeministri Rama eshte takuar koke me koke me homologun serb Aleksandar Vucic ne Pallatin “Serbia”, rezidencen e kryeminsitrit serb ku pret Ramen ne kete vizite historike. Pas këtij takimi  do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Megjithatë në axhendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.

Rama u prit në aeroport me një ceremoni shtetërore, ku ishte shtruar tapeti i kuq, i zakonshëm në këto raste. Me tej në një takim mikrpritës në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Iciva Daçiç dhe ambasadori ynë në Serbi, Moçka.
 
Kryeministri Rama dhe delegacioni u nisën nga Rinasi rreth orës 08:30 dhe udhëtuan me një avion të Bosnje-Hercegovinës. Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës.

Rama pritet nga kryeministri Vucic ne Pallatin “Serbia”

Ne oren 11:00 kryeministri Rama eshte takuar koke me koke me homologun serb Aleksandar Vucic ne Pallatin “Serbia”, rezidencen e kryeminsitrit serb ku pret Ramen ne kete vizite historike.

rama vucic

rama vucic
(Në foto: Mbërritja e Kryeministrit të Shqiperisë në Beograd) 

VIDEO/ Himni kombëtar në Beograd
Himni kombëtar i Shqipërisë është luajtur në Beograd. Me mbërritjen e kryeministri Rama dhe delegacionit shqiptar në aeroportin serb, u zhvillua dhe ceremonia shtetërore në nder të tyre, ku veçse tapetit të kuq, të zakonshëm në këto raste, u luajt edhe himni kombëtar.