VIDEO/Vasili: Menaxhimi i gabuar i pandemisë ju kushtoi shumë shqiptarëve

342
Sigal

Menaxhimi i gabuar i pandemisë nga ana e qeverisë ju kushtoi shumë shqiptarëve.Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një video-komunikimi në Facebook rreshton të gjitha gabimet e kryera.

Sipas Vasilit, mungesa e testimeve dhe përjashtimi i mjekut të familjes krijoi kaos, pasiguri dhe pasoja të tjera, katastrofike.

“Menaxhimi tërësisht i vonuar dhe i gabuar i Pandemisë, që ju kushtoi shumë shqiptarëve!

Fakte dhe analizë e trajtimit të pandemisë nga qeveria, e cila e neglizhoi, e nënvleftësoi atë.

Anti-strategjia e qeverisë pa testime dhe me përjashtimin e mjekut të familjes krijoi: kaos, pasiguri, panik, mosdhënie të ndihmës mjekësore të kualifikuar, kufizime të lëvizjes të gabuara e jo profesionale dhe pasoja ekonomike katastrofike krejt te pajustifikuara”, shkruan Vasili.

Strategjia e gabuar

Menaxhimi teresisht i vonuar dhe i gabuar i Pandemise, qe ju kushtoi shume shqiptareve!(VIDEO).Fakte dhe analize e trajtimit te pandemise nga qeveria, e cila e neglizhoi, e nenvleftesoi ate.Antistrategjia e qeverise pa testime dhe me perjashtimin e mjekut te familjes krijoi: kaos, pasiguri, panik, mosdhenie te ndihmes mjeksore te kualifikuar, kufizime te levizjes te gabuara e jo profesionale dhe pasoja ekonomike katastrofike krejt te pajustifikuara.

Gepostet von Petrit Vasili am Dienstag, 14. April 2020