Covid-19/ Kryebashkiakja e Shkodrës: Po testohen shumë pak, qeveria tregohet selektive

317
Sigal

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltan Ademi, në një intervistë  ka folur për shprëthimin e OCIVD-19 në këtë qytet.Qyteti i Shkodrës shpeshherë është gjenduar përballë emergjencave, por kjo situatë është më e vështirë sipas kryebashkiakes. Ademi tha për gazetarin Endri Xhafo se duhet parandaluar rritja e mënjëhershme e personave me koronavirus.

Një nga shqetësimet që ngriti Voltana Ademi ishte pamundësia për të testuar numrin e të prekurve, pasi sipas saj nuk duhet të testoheshin vetëm personat me shenja të rënduara të COVID-19 dhe kjo duhej bërë që në fillimet e shfaqjes së pandemisë.

Ju mendoni se Shkodra është diskriminuar në raport me qytetet e tjera sa i përket testimit?

Ademi: Në Shkodër që nga 26 shkurt dhe deri më sot janë rreth 322 testime, por apelimi ishte që kshin kalaur dy jave dhe kishim vetëm 14 testime. Do të duhet të bëhet një gjurmin i cili është neglizhuar. Në varësi të vlerësimit të problematikës së prekjes së COVID-19 do të duhet të ndryshojë strategjia pasi pesha kryesore i është lënë qytetarëve.

Gjithashtu Ademi tha se masat për parandalimin e COVID-19 kanë ardhur duke u respektuar edhe pse theksoi se masat janë marrë me vonesë, “testimet e para në Shkodër janë bërë me 26 shkurt. Para tre ditësh kemi filluar ti karantinojmë të gjithë ata që futen në Shqipëri. Problematika në Shkodër është selektive, fatkeqësisht kemi raste në spitalin e Shkodrës. Masat nuk janë aq respektive sa ato reklamohen.

Në Shkodër kemi raste shumë të rënda të cënimit të shëndetit, vetëm në tre ditët e fundit ka një rritje të testimeve. Janë bërë 17 teste në ditë dhe kanë dalë 12 pozitivë, pra me rritjen e numrit të testeve verifikohen rastet e reja.

Nëse del një rast duhet ta shumëzojmë minimalisht me 10 apo 15 të tjerë. Me shpalljen e fatkeqësisë natyrore dhe shpalljen e emergjencës civile automatikisht qeverisjen e merr në dorë Pushteti Qendror dhe askush tjetër nuk ka tagër që të marrë vendimarrje, por ka detyrën t’i respektojë. Masa e propozuar në Shkodër është masë ekstra”, tha Ademi.

Çfarë pasoja do të shkaktojë mbyllja e aktivitetit prej dy javësh?

Ademi: Kemi propozuar disa masa për aktivitetet në Shkodër. Kemi vendosur t’i lehtësojmë barrën fiskale, kemi propozuar të heqim taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli i Bashkisë, por do ta propozoj sërish. Vitin 2019 e kemi mbyllur me realizim të të ardhurave. Kemi në dispozicion fond për rialokim.

Çesk Millja ishte “koka e turkut” që qeveria bëri për të hequr përgjegjësinë?

Ademi: Llogaritë dhe përgjegjësitë apo pse nuk kemi kaq shumë testime, apo përse u hoq prefekti, besoj që këto llogari duhet ti bëjmë më pas. Sot është e rëndësishme të punojmë për këtë situatë.

Bashkia Shkodër nuk bazohet në njohje personale, por komunikon në mënyrë institucionale.