VIDEO/ Akuza e fortë: Kush është ‘Gjeneral Lisi’, lidhja mes qeverisë dhe trafikantëve?

958
Kronikat e njëpasnjëshme të televizionit shtetëror Italian, RAI 3, mbi sasinë në rritje të kanabisit në Shqipëri, janë kthyer në kryefjalën e ditës në vendin tonë.
Sigal

Mohimeve të kryeministrit Edi Rama mbi shifrat që u publikuan më herët, televizioni italian risolli për publikun një tjetër reportazh ku në hyrje të tij theksonte se, 12-fishimi i kanabisit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, nuk ishte një “turp gazetaresk”, por shifër e konfirmuar.

Por sot, ish oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani bën një tjetër publikim të fortë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zagani, që ndodhet në azil politik në Zvicër, përmend një “gjeneral” me nofkën “Lisi”, që sipas tij ka lidhje të forta me narkotrafikantët.

“Kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!”, shkruan Zagani.

Postimi i plotë i Dritan Zaganit:

Loja filloi…!

Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfar detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyren etj etj pikëpyetje që akoma skan një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojn të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.

Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumenta te provuara,kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi,kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!

Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!

Kronika e Rai 3: