“I ka zhytur shqiptarët në varfëri”, Berisha: Rama mblodhi 5 mld euro nga bordet, pensionistëve u dha një 5 mijë lekësh

102
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka zhytur qytetarët shqiptarë në varfëri.

Gjatë takimi të zhvilluar me banorët në Mamurras, Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se ka grabitur paratë e shqiptarëve me projektet lidhur me infrastrukturën.

“Edi Rama i zhyti çdo vit e më shumë shqiptarët në varfëri. Në këto vite nga rrogat më të larta që kishim në vitin 2013 në rajon, u rrokullisëm me rrogat më të ulëta në rajon. Vitin e kaluar Edi Rama ka mbledhur 5 mld euro, me këto para Edi Rama mund të kishte rritur shumë herë rrogat dhe pensionet dhe tani del si mashtrues dhe thotë nuk më la lufta. Por ç’punë ka lufta me Bordet komuniste që vendosi? Ti me Belinda Ballukun zbraze digat në verë dhe ua shite sekserëve të tu energjinë dhe paratë i vidhje ti me Belindën, çfarë pune ka lufta këtu? Viti 2020-2021 kanë qenë vitet më të lagështa, por këta vetëm kanë vjedhur. Rrogat tetë vite jo vetëm që nuk u rritën , por çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar vitin e kaluar më shumë para. Edhe të tjerë patën rritje çmimesh, por ua kthyen qytetarëve të tyre qindarkë më qindarkë. Ky ku i çoi, ky u tall u dha pensionistëve një 5 mijë lekësh dhe të tjerat i ndau me klientelistët e tij. Nuk e pengoi lufta atë. Lufta ishte një vit, por 7 vite të tjera çfarë bëri?”, tha Berisha.

Duke u ndalur te rrugët, ai theksoi se në Gjermani rrugët ndërtohen me 2 apo 3 mln, tek ne shkon në 24 mln euro

“By passi i Fierit me 2 mln euro/km, rruga Levan-Vlorë me 2 mln euro/km. Shkollat që në Europë shkojnë 600-700 mijë euro këtu u ndërtojnë me më shumë para. Këtu kryetari i Tiranës thotë ka mbjellë 1 mln fidanë, gënjen sepse ka vjedhur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Çdo shqiptar voton për veten e tij. Ai nuk del dot në debat, ne e kemi detyrim të dalim para qytetarëve. Ai nuk del dot. Edhe mbrëmë e ftova, edhe sot e ftoj të vijë në Mamurras, të dalim para jush, por nuk del dot sepse baxhanaku i tij ka fituar mbi 100 tendera, thjeshtra e tij vajzë e re me një studio ndërkombëtare e lidhur, fiton të gjitha tenderat ajo studio”, tha Berisha.