Flakët përfshinë servisin në Durrës, policia jep detaje: Punuan pesë zjarrfikëse që …

493
Sigal

Një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak është përfshirë në një zjarr i fuqishëm. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Mulliri i Bullgarit”, ku flakët kanë shkrumbuar një numër të madh automjetesh.

Pesë zjarrfikëse të Durrësit ndodhen në vendngjarje, por e kanë të vështirë të shuajnë flakët dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë nga Tirana.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.