Një ngjarje rëndë është regjistruar natën që lamë pas në qytetin e Durrësit.
Një grua 33 vjeçare është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëshorti, duke i shkaktuar vdekjen.
Krimi i rëndë sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 23:55, ku shtetasi me iniciale L.C, 45 vjeç, banues në Xhafzotaj ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen me iniciale M.C, 33 vjeçe.
Njoftimi i policisë lokale:
Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.