Skandali/ Kur do marrin fund këto vjedhje dhe padrejtësi ndaj mundit dhe djersës së emigrantëve…

612
Sigal

Nga Athina për “Telegraf”
Shpëtim Zinxhiria

Vjedhje në  mes të ditës …? Vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 1.5 miliardë dollarë për familjet dhe të afërmit e tyre në Shqipëri., por kostot e dërgimit të parave në Shqipëri janë më të shtrenjta edhe se në Afrikë.

Arsyet shtjellohen në një raport zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Western Union, që ka dhe pjesën dërrmuese të tregut, për të dërguar 160 franga duhet të paguash 44 franga komision. pra 27 për qind, kur në Afrikë komisionet e transfertave janë vetëm 10 përqind.
Prej vendet e tjera të Europës kostot e dërgimit të parave janë më të ulëta duke u vërtitur rreth 10 për qind. Por sipas bankës Botërore kjo është ndër kostot më të larta në botë dhe e krahasueshme vetëm me vendet e Afrikës.

Sipas organizatës së kombeve të bashkuara dhe bankës botërore, këto komisione të larta bien kryesisht mbi familjet e varfa, që janë dhe përfituesit kryesor të remitancave. Për këtë arsye, OK ka vendosur si objektiv që kostot ë dërgesave të mos kalojnë shifrën 3 për qind. Por në Shqipëri sot paguhet 7 herë më shumë falë duopolit te kryesuar nga union net.
Një meritë për këto padrejtësi kanë dhe qeveritë e korruptuara ne Shqipërinë që do të integrohet në BE, por pika qe nuk i bie e të shpëtojmë nga keta çakenjë…