Rast për Gines! PD e Kamzës 26% më shumë anëtarë se sa votues. PS e Kamzës mbështet policët e PD për Primare?!

227
Sigal

Në degën e PD Kamëz janë regjistruar 22.525 simpatizantë për Primare. Një vit më parë në 2021 PD ka marrë 16.929 vota!
Në vitin 𝟮𝟬𝟮𝟭 fryma dhe shpresa si në të gjithë vendin edhe në Kamëz ishte se do të ndodhte rotacioni, dhe pjesmarrja në votime ishte thuajse e kënaqshme për situatën në të cilën ishin, dhe Partia Demokratike arriti të merrte 𝟭𝟲𝟵𝟮𝟵 vota, ndërsa sot në 2022,
🔸Kur Partia Demokratike është në ditët e saj më të vështira,
🔸Kur rinia dhe qindra demokratë ka braktisur vendin
🔸Kur shpresa për një të ardhme të sigurtë ka vdekur
🔸Kur zhgënjimi i demokratëve është në maksimum
🔸Kur PD është e ndarë, ne çuditërisht shohim 𝟮𝟮𝟱𝟮𝟱 tifoz që do votojne nesër, shifra të stadiumit të Kamzës, që konkurojnë në Pri-MARRET e Komisariatit,
shifra të cilat edhe Partia Konservatore Britanike do ti kishte zili.
Pra në zgjedhjet e PËRGJITHSHME të 2021 𝗣𝗗 ka marr 𝟭𝟲𝟵𝟮𝟵
kurse për P𝗿𝗶 -𝗠𝗔𝗥𝗥𝗘𝗧 janë regjistruar 𝟮𝟮𝟱𝟮𝟱

A do japin dorëheqjen Berisha, Flamur Noka dhe grupi i policëve të partisë , kur Kamzën ta marrë PS, për shkak të pazareve klienteliste dhe kulisave krahinore?!