Deklarata që lehtëson Xhakën: Nëse FIFA-s i pengon emri Jashari, atëherë unë e paguaj gjobën për Granitin

130
Sigal

Edhe pse kishte frikë për një dënim të mundshëm, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë për Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar u akuzua nga mediat serbe se ka provokuar që ka veshur fanellën Jashari pas fitores së Zvicrës 3-2 ndaj Serbisë.

Megjithatë  Xhaka pas ndeshjes tha se nuk kishte të bënte asgjë me politikë, por thjesht e ka veshur atë për ta përkrahur bashkëkombësin e tij. Por edhe nëse gjobitet nga FIFA, atë gjobë do ta paguajë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kreu i AKR-së ka thënë se ka folur personalisht me Granit Xhakën dhe i ka thënë se do ta paguajë dënimin nëse emri Jashari e shqetëson FIFA-n dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i vendosë gjobë mesfushorit me origjinë shqiptare.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar”.

“Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Begjet Pacolli.