Primaret/ PD: Deri në orën 13:00, pjesëmarrja më e lartë se në çdo proces tjetër brenda partisë

107
Sigal

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, ka folur për procesin e deritanishëm të primareve në të gjitha bashkitë e vendit. Ajo deklaroi se ka pasur një pjesëmarrje shumë të larta dhe procesi po vazhdon ende me ritme shumë të larta.

Ajo theksoi se deri në orën 13:00 ka pasur më shumë votues se në çdo proces tjetër të zhvilluar në strukturat e Partisë Demokratike.

“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera.

Thirrja ime në këtë orë të mbetura, derisa të votojnë edhe demokrati i fundit, për çdo person të regjistruar në listat e PD të shkojë dhe të votojë. Për herë të parë në një parti politike vendimmarrja i ka kaluar mbështetësve të saj. Është procesi më demokratik. Qytetarët besojnë në këtë proces dhe kjo tregohet edhe me numrin e votuesve”, deklaroi Vokshi.