Vendi në krizë, Qeveria do të shpenzojë 200 milionë lekë për të blerë dy automjete

128
Sigal

Qeveria do të shpenzojë 200 milionë lekë për të blerë dy automjete, që do të shërbejnë për Gardën e Republikës për shoqërimin e zyrtarëve të lartë apo edhe personaliteteve që vizitojnë vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare një prej makinave duhet të jetë katër herë katër, dhe me një fond limit plot 156 milionë lekë. Prokurimi është zhvilluar në muajin qershor, por edhe në këtë rast duket se ka pasur pakënaqësi. Tashmë është vënë në lëvizje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku një nga kompanitë pjesëmarrëse ka shprehur kundërshti për skualifikimin. Në fakt në kriteret e vendosura kërkohet që automjetet të jenë të së njëjtës markë dhe të vitit të prodhimit 2022 dhe sigurisht duhet të jenë të reja me kilometrazh zero. Por në zbardhjen e dokumentit vihet re që kompania pjesëmarrëse në tender në Katalogun e Automjetit që ka ofruar, modelin “Land Cruiser 150 Exekutive”, nuk ka vendosur vitin e prodhimit. Megjithatë do të pritet publikimi zyrtar i kompanive që kanë marrë pjesë që do të zbardh nëse ka pasur konkurrim edhe në blerjen e makinës që do të jetë eskortë për politikanët e lartë brenda dhe jashtë territorit shqiptar.