Vasili: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore, manovër e shëmtuar politike

259
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka konsideruar projektvendimin e qeverisë shqiptare për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme si një veprim që e ka lënë me gojë hapur.

Ai tha gjatë një lidhje me skype me Fax News, se kjo është bërë për të përfituar politikisht ndërsa argumentoi se është një manovër e shëmtuar dhe e rrezikshme përdorimi i pandemisë për interesa politike.

Vasili komentoi edhe situatën që po përballet vendi në lidhje me zbulimin e rasteve të reja për të cilën tha se, jemi i vetmi vend në botë që nuk ka një kurbë të caktuar rënie dhe ngjitje të infeksioneve por shifra neutrale.

“Projektvendimi për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore më ka lënë pa gojë pasi kushdo nga ne gjëja e parë që do na thonin se cilat janë arsyet madhore për shtyrjen e saj. Cilat janë arsyet që e detyruan shpalljen e kësaj gjendjeje. E shpallën me vonesë më shumë se dy javë. Edi Rama ka thënë se ka bërë menaxhimin më të mirë të pandemisë në Europë dhe botë. Kemi 25 raste disa javë më parë, kemi po aq sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Pyetja tjetër është se koha e fatkeqsisë është për të marrë veprimet e duhura, kemi pasur një gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur, pasi heqja e lirive dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk bëhet në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Arsyetimi shkon shumë qartë, është një manovër e shëmtuar politike, e rrezikshme për të përdorur pandeminë për interesa politike. Cila është tendenca, në gjithë botën keni dëgjuar kurbën në rënie, Shqipëria i vetmi vend në botë që nuk ka kurbë. E tërë mënyra ka qenë të bëjmë sikur, të fshehim realitetin.”, tha Vasili.