Në mbledhjen maratonë, të nisur të mërkurën e që pritet të përfundojë të premten, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosjen e një takse të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.
Kryeministri Edi Rama mbajti takimin e dytë me ministrat e kabinetit të tij, në vijim të përcaktimit të objektivave për 2023-in dhe veçanërisht për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndryshe nga më parë në shkresat në tryezë kreu i qeverisë nuk paraqiti piktura, por shënime mbi çdo studim në mbledhjen e bërë në vilën 31 në Tiranë, për të cilat vendosi edhe ti bëjë publike.
“Vazhdojmë edhe diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, njoftoi në mëngjes kreu i Qeverisë përmes rrjeteve sociale.
Pas këtij takimi Kryeministri Rama vijojë me një tjetër takim, kësaj radhe me drejtuesit e PS-së në qarqe. Në fakt takimi i radhës i kryeministrit Rama me drejtuesit e qarqeve është lajmëruar për t’u mbajtur në orën 15:00 tek “Vila qeveritare 31”, ku në fokus mendohet të jenë dy pika: situata në rrethe dhe zgjedhjet e 14 majit, ku më shumë këto takime shihen si një përpjekje e Ramës për të mobilizuar njerëzit brenda vetes, pasi duket se diçka nuk shkon brenda forcës më të madhe të mazhorancës, e cila prej javësh gjendet në një vorbull rivaliteti të grupeve brenda socialistëve.
Një nga premtimet e qeverisë Rama për këtë vit janë 3 stadiume të reja. Brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkroi Rama.984 laboratorë ‘smart’ të ndërtohen brenda vitit 2024 është objektivi i qeverisë për atë që e quan revolucioni dixhital. Kryeministri Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga mbledhja me ministrat në Vilën 31 se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj.



















