Vasili: Task Force jo politike për të shpëtuar ekonominë

308
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar ekonominë që është drejt falimentimit, për shkak të bllokimit nga pandemia e koronavirusit.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili propozon ngritjen e një taske force jo politike, e cila të ketë të drejtë për të marrë vendime të shpejta mbi sektorët që duhen mbështetur në ekonomi.

“Një “Dream Team” për Arkitekturen e re të Ekonomisë shqiptare pas COVID!(VIDEO). Koha nuk pret duhet: “TASK FORCE JO POLITIKE VENDIMMARRESE” për të shpëtuar ekonominë!”,- shprehet Petrit Vasili në mesazhin e tij.

Vasili u shpreh se situata është e pazakontë dhe kërkon përgjigje ekspertësh dhe të njerëzve të aftë që të japin zgjidhje konkrete dhe të shpejta.

“Situata është e pazakontë dhe instrumentet tradionale janë të pavlefshme. Situata kërkon një përgjigje të shpejtë për greminën ekonomike ku mund të zhytemi nga çasti në çast”,- u shpreh nënkryetari i LSI.

Dream Team per ekonomine

Nje "Dream Team" per Arkitekturen e re te Ekonomise shqiptare pas COVID!(VIDEO).Koha nuk pret duhet: "TASK FORCE JO POLITIKE VENDIMMARRESE" per te shpetuar ekonomine!

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 1. Mai 2020