LSI Pogradec, Çala : Të rinjtë duhen mbështetur, LSI do ndryshojë gjëndjen ekonomike dhe sociale në vend

350
Sigal

Ditën e sotme, Kryetari i LSI Pogradec, Gentian Çala,ka zhvilluar një takim në fshatin Gështenjas të Njësisë Adiministrative Buçimas. Në këtë takim Çala theksoi mbështetjen që duhet t’i jepet të rinjve dhe vizionin që ka LSI, për ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend.

“Të rinj, të cilët nuk shohin asnjë shpresë për të ardhmen e tyre, ku çdo ëndërr e tyre është shkatërruar nga ky pushtet, premtuan sot një zëri se në 25 Prill do i japin atë që meriton Rilindjes dhe sektit të tyre! Në takim, Dr.Zamiri foli për vlerat e banorëve të fshatit ku ka lindur dhe është rritur. Mungesa e mbështetjes për problemet shëndetësore të qytetarëve të Pogradecit në kohën e pandemisë u nënvizuar në fjalën e tij.”, – shprehet Çala në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Në takimin e strukturës së LSI-së në Gështenjas të Njësisë Administrative Buçimas, ku u fol mbi situatën në vend, organizimin dhe punën në terren për zgjedhjet e 25 Prillit. Qeverisja e Rilindjes ka lënë Gështenjasin dhe banorët e saj në harresë, askush nuk interesohet për problemet e përditshme që hasin banorët e kësaj zone, ku mungesës së infrastrukturës dhe vëmendjes nga qeverisja i bashkohet gjëndja e keqe ekonomike dhe sociale e çdo familje në këtë fshat.
Të rinj, të cilët nuk shohin asnjë shpresë për të ardhmen e tyre, ku çdo ëndërr e tyre është shkatërruar nga ky pushtet, premtuan sot një zëri se në 25 Prill do i japin atë që meriton Rilindjes dhe sektit të tyre!
Në takim, Dr.Zamiri foli për vlerat e banorëve të fshatit ku ka lindur dhe është rritur. Mungesa e mbështetjes për problemet shëndetësore të qytetarëve të Pogradecit në kohën e pandemisë u nënvizuar në fjalën e tij.
Në takim foli edhe Kryetari i LSI-së Pogradec, Gentian Çala,i cili theksoi mbështetjen për të rinjtë dhe vizionin e LSI-së për ndryshim të gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit.

#PogradeciShtepiaJuaj