Pas publikimit të përgjimeve, reagon Vasili : Toka e Tiranës ndahet nga pushtetaret “Rilindas” me mafien.

228
Sigal

Pas publikimit të përgjimeve që lidhnin mafian italiane “Ndraghetta” me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

“Pushteti i rilindjes në shërbim të Mafies. Bashkia e Tiranes në shërbim të mafies kundër qytetarëve të Tiranës.”, – shprehet Vasili në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Mafia pushton Tiranen.
Pushteti i rilindjes ne sherbim te Mafies.
Toka e Tiranes ndahet nga pushtetaret rilindas me Mafian.
Bashkia e Tiranes ne sherbim te Mafies kunder qytetareve te Tiranes.