Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e Saimir Tahirit

248
Sigal

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj, ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-Ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

Proçesi nuk dihet ende kur do të nisë pasi çështja në fjalë kërkon 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar, ndërkohë që Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë.