Aksident me vdekje në Pukë, motori bie nga ura, humb jetën drejtuesi

173
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Dedaj të Pukës. Një motor është rrëzuar mbi një urë këmbësore, në kohën që ishte duke kaluar përroin dhe ka humbur jetën drejtuesi, shtetasi me iniciale L.M. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës.