Pyetet për largimet nga LSI, Braimllari : Pazare të nëndheshme për interesa të pista që s’u shërbejnë qytetarëve

322
Sigal

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari gjatë një interviste foli për largimet e anëtarëve të LSI, ku sipas tij ato të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e LSI kanë më shumë se një vit që nuk angazhohen në strukturat e kësaj partie.

Sipas Braimllarit, largimet bëhen pas pazareve të nëndheshme për interesa personale dhe për interesa të pista dhe ju shërbejnë vetëm interesave të tyre dhe jo qytetarëve.

I pyetur se a ka një koment për largimet e bujshme nga LSI teksa jemi më pak se 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe se a ndjehet një lloj frike për rrjedhje të tjera, Braimllari u përgjigj:

“E para nuk do e quaja frikë apo largime nga LSI sepse emrat që ju përmendët ka gati më shumë se një vit që nuk angazhohen në strukturat e LSI dhe unë si sekretar i përgjithshëm jam përditë në komunikim me strukturat. Këto personazhe kanë një vit që nuk janë pjesë aktive e LSI, por edhe as e interesit pubik.

Ju e patë qartë edhe nga një video që doli që këto janë pazare të nëndheshme për interesa personale, për interesa të pista, si duket janë bërë bashkë për interest e tyre të mbetjeve të cilat nuk I shërbejnë qytetarëve, por i shërbejnë thjeshtë interest të tyre personal. Për LSI nuk ka asnjë merak. Lëvizja Socialiste për Integrim është në rrugën e duhur, është një parti që investon tek të rinjt dhe të rejat, është një parti e mirëorganizuar e cila do të ketë një fitore spektakolare me 25 prill”.