Diskutimi me dyer të mbyllura/ Noka: Jemi pranuar si realitet politik, aksioni pati sukses!

19
Sigal

Brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur diskutime dhe debate pas vendimit për t’u ulur në bisedime me mazhorancën për normalizimin e jetës parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka është shprehur se sot ata janë pranuar si palë dhe realitet politik duke cituar ambasadorin e BE.

Sipas tij aksioni i opozitës pati sukses pasi nga një grup që nuk njihej nga askush dhe nuk ftohej nga askush Rithemelimi është sot “opozita e vërtetë. Megjithatë Salianji është shprehur kritik duke thënë se nëse aksioni i deritanishëm quhet i suksesshëm, përse nuk vazhdohet.

Ai shtoi se nëse bisedimi me mazhorancën do të dështojë, opozita do të vendoset në një situatë të vështirë. “Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishme është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtetë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra kjo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita.”, tha Noka.