Po bënte foto për të festuar fundin e izolimit/ E reja humb jetën pasi rrëzohet nga shkëmbi

323
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb 100 metra i lartë.

E reja kishte dalë për të festuar fundin e karantinës nga koronavirusi dhe ishte duke pozuar për të bërë foto, ndërsa ka rënë nga shkëmbi, duke humbur jetën.

Mediat raportojnë se 31-vjeçarja po shëtiste në një zonë turistike të famshme për ujëvarat e bukura. Olesya vendosi të bënte një fotografi majë një shkëmbi, me një sfond ujëvare, por rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin duke rënë nga një shkëmb 35 metra.