Vasili: Rastet me Covid-19 kanë qarkulluar që në janar, ja fakti! (FOTO)

324
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thekson se rastet me koronavirus kanë qenë që në muajin janar.

Vasili ka publikuar mesazhin e gazetarit Telnis Skuqi në “Facebook” dhe shkruan se është fakt që 5 shqiptarë, që kanë kërkuar në janar azil politik në Norvegji, pas testimit të kryer atje kanë rezultuar pozitivë, por pa simptoma.

Postimi i Vasilit:

Rastet me COVID-19 që në janar, ja Fakti! (FOTO).

Pa pasur nevojë për arsyetime të gjata, por duke u bazuar në fakte, provohet thjesht që COVID-19 ka qarkulluar që në janar.

Është fakt publik që 5 shqiptarë që kanë kërkuar në janar azil politik në Norvegji, pas testimit të kryer atje kanë rezultuar pozitivë, por pa simptoma.

Kërkesa e Presidentit që në 31 janar dhe kërkesat profesionale pa fund të opozitës gjatë gjithë shkurtit u nënvlerësuan dhunshëm nga Edi Rama dhe qeveria.

Rezultati:

  1. Masat kufizuese të qeverisë nuk kishin asnjë vlerë.
  2. Masat ishin terësisht të vonuara.
  3. Masat ishin trashanike nga ana shkencore.
  4. Testimet shumë të pakta për COVID-19 fshehën të vertetën.
  5. Mungesa e mjekut të familjes la qytetarët pa ndihmë të kualifikuar mjekësore dhe kyçi një burim të së vërtetës.
  6. Përqëndrimi vetëm te tel 127 privoi terësisht shqiptarët nga kontakti me mjekët dhe ishte gjithashtu në funksion të fshehjes së të vërtetës.
  7. Tronditën sistemin shëndetësor
  8. Sëmundshmëria kronike u la pas dore.
  9. Rrënuan jetën ekonomike të shqiptarëve.
  10. Masat kufizuese po përdoren thjesht dhe vetëm si shtetrrethim politik.

Faleminderit Telnis Skuqi për dëshminë e paçmuar.