“Situata ekonomike është alarmante”, Teliti: 93 për qind e shqiptarëve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria

468
Sigal

Nga Dorian Teliti

Të gjitha raportet apo studimet në vend apo edhe jashtë Shqipërisë e nxjerrin zbuluar qeverinë në raport me mbështetjen ndaj shqiptarëve për COVID 19. I tillë është edhe studimi i detajuar i disa studenteve dhe të diplomuarve të Fakultetit të Ekonomisë, studentë energjikë, inteligjentë, të përgatitur dhe mjaft elokuentë, anëtarë të UKS, me të cilët pata kenaqësinë të komunikoja.

Rezultatet e studimit ishim shumë interesante dhe nxirrnin në pah realitetin e hidhur që të gjithë ne e shohim dhe e ndjejmë perditë, ku ndër me kryesoret mund të veçojmë:

91.5% e të anketuarve shprehen se Covid-19 ka ndikuar negativisht në gjendjen financiare të bizneseve dhe familjeve shqiptarë.
93.3% e të anketuarve nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ndonëse ndihma sado e vogël ishte jetike për pjesën dërrmuese të tyre.
Pesimizmi i të anketuarve nuk është vetëm për ditët që po jetojmë, por shtrihej edhe me tej, pasi 80% e tyre mendojnë se ekonomia shqiptare do të jetë akoma edhe me keq pas 12 muajsh.

Qartësisht situata është alarmante, çdo ditë që kalon thjesht e thellon akoma më shumë krizen e shtrirë kudo anembanë vendit.
Duhet vizion, strategji, duhen paketa mbështetëse në ndihmë të ekonomisë, konsumit dhe biznesit, përndryshe permasat e recesionit do të jenë katastrofike.

Mjaft me propagandë, llafet nuk pijnë as ujë e nuk mbushin as barkun me bukë, nuk gjenerojnë as vende pune e nuk e rrisin prodhimin. Nevojiten ndërhyrje inteligjente dhe të qenësishme për ti bërë ballë sfides së madhe që po përjetojmë.

Mjaft të qenurit të fundit të rajonit për paketat mbështetese e të parët per taksa e burokraci, kjo filozofi qeverisesë duhet të marre fund sa më shpejt.