Gjendet i riu kuksian, ishte strehuar në çadrën e turistëve nga moti i keq

157
Sigal

Fund i lumtur për të riun në Kukës. 23-vjeçari Meledin Adili, i cili ishte zhdukur që dje në bjeshkë duke mbledghur boronica mësohet se është gjetur shëndosh e mirë.

“Lajm i mirë sapo na erdhi. Meledin Adili është gjetur shëndosh e mirë në bjeshkët e Sharrit, pasi ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të motit të keq. Falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e shqetësimit familjar të kësaj familjeje të thjeshtë, duke dhënë ndihmë në disa lloj mënyrash.Faleminderit të gjithëve” njofton dega e PD Kukës në faqen e saj në facebook.