Vasili: Raporti i OSBE, vërejtje të reja dhe të vjetra, ti përmirësojmë për 2017

Pas reagimeve të dy partive të mëdha në vend, një vlerësim mbi raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 ka ardhur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat preku gjetjet pozitive, por duke pranuar se mes rreshtave të raportit të OSBE-ODIHR kishte edhe vërejtje mbi konstatime të reja përgjatë procesit zgjedhor, por edhe më të vjetra, të pa përmirësuara nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Vasili: “Ky raport i fundit që bën një vështrim integral dhe të plotë të zgjedhjeve nënvizon dhe është shumë pozitive, që fushata përgjithësisht në Shqipëri u zhvillua e qetë, të drejtat themelore të shprehjes dhe grumbullimit të personave janë respektuar dhe tonet e fushatës ishin më të përmirësuara se më parë.
NOA

Këto konstatime pozitive janë një motiv më shumë për të ecur në rrugën e përmirësimit, por vëmendje e madhe e të gjithë partive në Shqipqëri është përqëndrimi dhe në ato vëretjtje, konstatime dhe çështje që duhen përmirësuar në proçesin zgjedhor.

Ka konstatime të reja, por edhe të tjera nga zgjedhjet e mëparshme që duhen përmirësuar. Përgjithësisht shumica e vërejtjeve kanë të bëjnë me përmirësime të karakterit legjislativ, të administrimit dhe teknik. Vërejtjet janë të mirëpritura dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme”.

Vasili tha se politika duhet të bashkëpunojë për adresimin dhe përmirësimin sa më parë të vërejtjeve për përmirësimin e standarteve në zgjedhjet e ardhshme.

Vasili: “Duhet ti futemi sa më parë proçesit të përmirësimit të vërejtjeve të konstatuara, të mos lejojmë që ky proces përmirësimi të jetë i javëve të fundit, kompromiseve të nxituara dhe të sforcuara që zgjidhin pjesërisht disa probleme, por riciklojnë problemet e vjetra.Shprehim vullnetin e plotë si LSI për të konstribuar pa asnjë kusht në përmirësimin e menjehershëm të konstatimit të raportit”.