Vasili: Rama dhe Daçiç objektiva të njëjta kundër Kosovës…!?

489
Sigal

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se Edi Rama nga njëra anë shfaqet cinik, i egër dhe ofendues ndaj Kosovës, dhe nga ana tjetër mbështet pa rezerva të ashtuquajturin “Minishengen”, mbështet Vuçiçin, që përjashton dhe defaktorizon dhe kërkon të shpërbëjë Kosovën, duke i shërbyer verbërisht këtij objektivi madhor anti-Kosovë, që Serbia ka.

Sipas tij, është e qartë që Rama ka  objektiva të njëjta me Ministrin e Jashtëm Daçiç.

Reagimi i plotë:

Rama dhe Daçiç objektiva të njëjta kundër Kosovës…!?

Ministri i Jashtëm Edi Rama ka të shkruar si një nga objektivat më të rëndësishëm të Ministrisë së Jashtme promovimin dhe mbështetjen e procesit të njohjes së Kosovës.

Ndërsa Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm i Serbisë, deklaron si objektiv të Ministrisë së Jashtme serbe:

“Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjen. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

Edi Rama nga njëra anë shfaqet cinik, i egër dhe ofendues ndaj Kosovës, dhe nga ana tjetër mbështet pa rezerva të ashtuquajturin “Minishengen”, mbështet Vuçiçin, që përjashton dhe defaktorizon dhe kërkon të shpërbëjë Kosovën, duke i shërbyer verbërisht këtij objektivi madhor anti-Kosovë, që Serbia ka.

Pra, është e qartë që Ministri i Jashtëm Edi Rama ka de facto objektiva të njëjta me Ministrin e Jashtëm Daçiç, por është vendi t’i kujtojmë z. Rama se kjo që ai bën kundër Kosovës ka vetëm një emër:

TRADHËTI dhe ata që e kryejnë TRADHËTARË.