FOTO/ Dëmet e shkaktura nga raketat e Iranit në bazën e SHBA

664
Sigal

Mediat në SHBA kanë publikuar pamjet e para të dëmeve që kanë shkaktuar raketat e Iranit në bazat amerikane në Irak.
Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike nga Irani, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit. Ai u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump. Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane që u sulmuan janë në Irbil dhe Al Asad të Irakut.