Vasili: Në tetor 2022 u refuzua nga Rilindja, kërkesa e PL-së për masakrën zgjedhore

72
Sigal

Nga Petrit Vasili

Si anëtar i Komisionit te Reformës që në 12 tetor 2022 i jam drejtuar me kërkesë zyrtare me nr Prot. 3356 për të analizuar dhe reflektuar përpara çdo gjejë për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021.

Kërkesa u refuzua me egërsi mafioze nga maxhoranca rilindase në Komision.

Kjo provonte qartë se grabitësit rilindas të zgjedhjeve nuk kanë asnjë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot situata është akoma edhe më e rëndë sepse masakra zgjedhore është thelluar me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Çdo Reformë e vërtetë zgjedhore fillon nga eliminimi me çdo kusht i shkaqeve, që shkatërruan zgjedhjet dhe ku fajtori i vetëm i certifikuar është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Marrja peng e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga qeveria dhe bishtat opozitarë ka vetëm një qellim, asgjësimin e votës së lirë dhe te pluralizmit në Shqipëri.

Bllokimi i qëllimshëm për plot dy vjet i Komisionit nga rilindja dhe bishtat e saj në opozitë është një atentat i qartë ndaj zgjedhjeve të lira dhe garës së barabartë zgjedhore.

Opozita nuk do të pranojë kurrë një Komision farsë, që shërben si alibi për rrëmbimin e shitblerjen e zgjedhjeve të radhës.

Kërkesa jonë e tetorit 2022 dhe refuzimi i saj ishin preludi i lojës mafioze, që ka ndodhur këto dy vjet me Komisionin e Reformës Zgjedhore ndaj po jua risjell në vëmendje.