Eugen Wolfarth:“Politizimi i punës së administratës zgjedhore nuk ndihmon procesin”

441
Sigal

Intervistë e Kryetarit të  OSBE-së në Shqipëri,  Eugen Wolfarth, me “DEUTSCHE WELLE”

I pyetur për ecurinë e procesit zgjedhor, deri tani, Ambasadori Wolfarth, u  përgjigj: “Unë e shoh si një proces përgatitjesh që filloi mirë për zgjedhjet e vitit 2013, bazuar në Kodin e ri Do të doja të ritheksoja thirrjen time drejtuar të gjitha palëve për të dëshmuar vullnetin e  nevojshëm politik të mirë për këto zgjedhje”.

DW: Cili është dhe do të jetë  angazhimi konkret i Prezencës së OSBE-së për këto zgjedhje?

Ambasadori Wollfarth: “Ndërkohë që ndjekim nga afër zhvillimet e lidhura me zgjedhjet, ne i kemi ofruar dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë asistencë KQZ-së, për të forcuar kapacitetet e saj profesionale dhe teknike për një performancë më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është pjesë e mandatit tonë. Gjithashtu, në javët që vijnë, Prezenca do të ndihmojë OSBE/ODIHR-in në përgatitjen e një Misioni të suksesshëm dhe efiçent të OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”.

DW: A ndani dhe ju këtë ndjesi, apo e shikoni gjithçka brenda frymës së konkurrencës partiake?

Ambasador Wollfarth: “Politizimi i punës së administratës zgjedhore nuk ndihmon aspak për arritjen e këtyre qëllimeve. Administrata zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja, është ngritur për të zbatuar legjislacionin dhe procedurat përkatëse, në kohën e duhur dhe në mënyrë të paanshme, për të garantuar që zgjedhësit të kenë mundësi që të shprehin në mënyrë të lirë dhe të ndershme vullnetin e tyre në Ditën e Zgjedhjeve. Ajo nuk është ngritur si një platformë spektakli politik për të zhvendosur vëmendjen”.

DW: Sipas pikëpamjes tuaj, pse ka këtë performancë nga drejtësia   për dosjen e 21 Janarit?

Ambasadori Wollfarth: “Zbardhja e plotë e ngjarjeve të 21 Janarit 2011 meriton përpjekjet më të mëdha. Një drejtësi e mirë dhe funksionale duhet të marrë parasysh edhe afatet kohore. Dhënia e një gjykimi bindës dhe në kohën e duhur, si rrjedhojë e një procedure në përputhje të plotë me ligjin, është synimi që duhet arritur. Është e rëndësishme të shohësh që procedurat gjyqësore kanë kaluar, së fundmi, në një fazë më dinamike. Unë e mirëpres këtë”.