Vasili: Koronavirusi para dhe pas orës 11.00 si komedi e zezë, “duatrokisni kryeministrin”!

335
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e konsideron një idiotësi vendimin e qeverisë për të lejuar daljen e të moshuarve të shtunën deri në orën 11:00 dhe të dielën të nënave dhe fëmijëve të tyre deri në 10 vjeç.

Sipas tij, dalja me fasha orare krijon vetëm grumbullime dhe dendësim të njerëzve dhe “epidemiologjikisht është në favor të shpërndarjes së coronavirusit dhe jo të pengimit të tij”.

Vasili thotë se testimet janë zgjidhja e vetme, që orienton zgjidhjet, kufizimet logjike dhe prognozën e pandemisë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Coronavirusi para dhe pas ores 11.00 si komedi e zezë, “duatrokisni kryeministrin” !?

Shqiptaret jane shtrenguar me force te ndjekin pas nje marrezi te padegjuar.

Te dalin deri ne oren 11.00.

Te dalin te moshuarit nga dy e nga dy, por me distance sociale 2 meter nga njeri tjetri, megjithse jetojne bashke ne nje shtepi 24 ore ne dite.

Te dalin nenat me femijet deri ne 10 vjeç, por jo baballaret me femije 11 vjeç.

Gjithshka e gjithshka vetem e vetem deri ne oren 11.00.

Pas kesaj ore coronavirusi zgjohet, del rrugeve dhe ben kerdine.

Kjo idiotesi s’ka asfare te beje as me karakteristikat e virusit dhe as me menyren e shperndarjes se tij.

Dalja me fasha orare krijon vetem grumbullime dhe dendesim te njerezve dhe epidemiologjikisht eshte ne favor te shperndarjes se coronavirusit dhe jo te pengimit te tij.

Ane e kend Europes masat kane pasur vetem nje qellim evitimin e dendesimit te njerezve, ndaj aktivitetet tregetare te ushqimeve dhe farmacite u lejuan te mbaheshin hapur per gjate gjithe dites.

Ne Shqiperi ndodh e kunderta.

Njera mase kufizimi eshte me e marrē se tjetra.

Ora 11.00 eshte simboli i çmendjes se kryeministrit dhe qeverise.

Ora 11.00 eshte simboli i shplarjes morale te te gjithe atyre teknicieneve, qe mbyllin gojen bile edhe duartrokasin keto modele idiote kufizimi anti shendet.

Testimet jane zgjidhja e vetme, qe orienton zgjidhjet,kufizimet logjike dhe prognozen e pandemise.

Mosberja kritike e testimeve dhe zevendesimi i tyre me masa kufizimi levizjeje antishkence te nje autokracie mendjeshkulur eshte krim ndaj shendetit te njerezve.

Çmenduria e ores 11.00 eshte vetem simptome e turbullimit mendor te kryeministrit, por me pasoja tronditese per shendetin publik.

Pasojat do ti ndjejme shume me te renda javet, qe vijne kur pandemia e semundjeve kronike te lena pasdore gjate izolimit te gjate antishkencor do te shpertheje ne menyre te paevitueshme; dhe mos harroni qe jane ato shkaktaret me te medhenj te vdekshmerise ne Shqiperi e ne bote.

Me siguri edhe kjo pandemi do te lihet ne meshire te fatit sikurse edhe coronavirusi.

Parimi i kryeministrit eshte “kush te rroje te rroje, kush te vdese te vdese, rendesi kane duartrokitjet”

Pra te nderuar qytetare vetem mos harroni te duartrokisni kryeministrin.

Duartrokisni shume dhe fort, qe te mos degjohen fare psheretimat e atyre qindra mijrave, qe kerkojne ndihme, qe jane pa shendet qe jane pa buke.

Duartrokisni, duartrokisni, duartrokisni…..!?