Zërat e gëzuar të fëmijëve mbushin paraqet. Nënat: për 40 ditë ishim si në burg

386
Sigal

Orari i fëmijve i pamenduar mirë; ata zgjohen vonë, pak kohë për argëtim

Nga vepror Hasani

Parqet dhe lulishtet e Korçës gjithnjë kanë qenë të mbushura me zëra fëmijësh, dhe gjithnjë kanë tërhequr vëmendje me hijeshinë e tyre fëminore, por kjo e diel nuk kishte asnjë të krahasuar me të dielat e mëparashme, madje me asnjërën prej tyre; gjithçka ishte tejet ndryshe. Pas 40 ditëve të mbyllur në shtëpi, bota për ta u shfaq sërish ashtu si më parë, por çuditërisht u dukej shumë më e bukur, shumë më e këndshme; si asnjëherë tjetër, ndaj zërat e tyre shprehnin gëzim, hare dhe gjallëri, thërrisnin shokët e tyre që së largu, i përshëndesnin me dorë dhe gëzoheshin që po i shihnin përsëri. Po kaq të lumtura ishin edhe nënat e tyre, nuk i gëzoheshin dot gëzimit të fëmijve. Pati dhe nëna që u mallëngjyen prej lumturisë që ndriste te sytë e fëmijëve. Por edhe në këtë rast, jo gjithçka ishte menduar mire; orari 05.00-11.00 dukej i pakuptimtë për fëmijët, ata  ngrihen vonë  mëngjes, kërkojnë kohë të ambientohen me ditën e re, kurse nënat janë të zëna me punët e mëngjesit, edhe me kafen e gjyshit; gjithashtu kërkohet kohë për të shkuar te parku dhe kohë për t’u kthyer në shtëpi.  Për këtë arsye, së paku. Leja e daljes të shtyhej deri në 11.30, mbase deri më 12.00, që dreka t’i zinte në shtëpi, pa marrë ndonjë gjobë nga polici.

Pas 40 ditësh izolimi

Po kaq të gëzuara ishin edhe nënat e fëmijëve, nuk dinin si ta shprehnin kënaqësinë, kur shihnin fëmijët e tyre aq të lumtur; brenda mureve të shtëpisë për ditë të tëra gjithçka kishte qenë e trishtuar. “Për këto 40 ditë  kemi qenë si në burg, – tregojnë nënat e fëmijve, por edhe ndonjë gjyshe, “që ka përvetësuar lejen e nuses”, – fëmijët e kishin shumë të nevojshme të dilnin nga shtëpia, – shpjegojnë ato. Kur dolëm në mëngjes pamë të gjitha rrugët e Korçës të mbushura me nëna dhe fëmijë. Nuk kishte nënë që t’i mbante dot përdore”.  Megjithatë nuk mund të rrinin pa u kujdesur për distancën nga një fëmijë te tjetri. Parqet dhe lulishtet e Korçës u mbushën me fëmijë njëri pas tjetrit, asnjëherë nuk kishte patur kaq fëmijë. ngjasonte me një festë fëmijësh, ku askush nuk dëshironte të qëndronte brenda. “I kërkojmë qeverisë që të na japë një orar më të përshtashëm për fëmijët dhe nëse është e mundur edhe dy herë në javë.

Edhe pleqtë si fëmijët     

Të njëjtën gjë përjetuan një ditë më parë edhe të moshuarit, ata nuk e shprehnin aq dukshëm si fëmijët sepse parapëlqejnë të rrëfejnë sa keq ishin ndjerë gjatë 40 ditëve. Mbetëm shtrirë  në dhomë, vendi ku rrinim na u bë gropë; kur donim të ngriheshim nuk ngriheshim dot, nuk na dhimbnin vetëm kyçet, por gjithë trupi, më keq se ato ditë nuk e kemi parë veten asnjëherë. Të moshur jemi, por dilnim çdo ditë në mëngjes; është ndryshe kur sheh njerëz, kur takon shokët, kur merr vesh haberet e lagjes; lëvizja është jetë; qëndrimi në vend është vdekje, nuk ka kënaqësi më të madhe kur ndjen freskinë e ajrit; të jep gjallëri. Mëngjeseve shkonin në Pazar, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve tanë; me lekët që na ngeleshin pinim ndonjë kafe me shokët. Qeveria mund t’i izolonte moshat e reja, por ne pleqve duhej të na kishte lejuar qoftë edhe 30 minuta të çapiteshim. Tashmë ne të moshuarit jemi njëlloj si fëmijët, edhe ata e kanë vështirë të qëndrojnë brenda se mërziten, ne e kemi të vështirë se pas disa ditësh qendrimi në vend, nuk mbledhim dot veten.