Vangjel Tavo: Me bekimet e Zotit dhe fitoren e 25 prillit do punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjitha familjet shqiptare

469
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i LSI për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo ka vizituar Teqenë e Zallit në lagjen Zinxhira, nga ku ka uruar të gjithë besimtarët bektashijan në këtë ditë feste.

“Me bekimet e Zotit dhe fitoren e 25 prillit do punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjitha familjet e qarkut të Gjirokastrës”,- është shprehur Tavo në mesazhin e tij urues të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij i plotë:

Në Teqenë e Zallit në lagjen Zinxhira.
Shëndet, mirësi e mbarësi për çdo familje të thjeshtë në këto ditë të vështira shëndetësore dhe ekonomike.
Familjet e thjeshta hasin sot vështirësitë më të mëdha dhe jetojnë në kushtet e mbijetesës.
Me bekimet e Zotit dhe fitoren e 25 prillit do punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjitha familjet e qarkut të Gjirokastrës