Presidenti Meta takon zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut: Diaspora shqiptare të përfshihet sa më shumë në regjistrimin e popullsisë së shtetit fqinj

174
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Presidentin Meta u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.’

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se përtej aspektit statistikor regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave anticovid.

Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.