Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ngre alarmin për manipulimin e madh që po bëhet me votën e diasporës në Greqi. Topalli i kërkon KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë krim zgjedhorqë po bëhet ditën për diell.
“Posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë që nuk funksionon sipas ligjit dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore. Ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor në shumë vende të Greqisë. Kemi raste kur jo vetëm nuk dorëzohen më zarfat në shtëpi në mënyrë individuale por i cojnë email, i thonë të vijnë në pika më të afërta, që është një zyrë e lojrave të fatit ku shkojnë të marrin zarfin. Qytetarët nisen për të marrë zarfin dhe ato nuk e gjejnë më zarfin, por i thonë se zarfi nuk është këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë.
Në Itali një zonjë që punon në ambasadën shqiptare në Romë shkon e mbledh zarfa dhe dorëzon në mënyrë antiligjore. Kjo quhet Marjeta Mikeli. Është e pabesueshme. E kanë bërë dhe gjatë regjistrimit. kanë kaluar cdo masë. Por nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacion kur marrin makina me qira nga Shqipëri dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastin kur ish kryetari i komunës së Carcovës, zyrtar në bashkinë e Përmetit, i japin një shumë financiare dhe më pas ia plotëson vetë shqiptarëve fletën e votimit. E ka emrin Veli Mehmeti. Nuk është fenomen sporadik por është kthyer në normalitet. Njerëzit e PS janë kthyer si zyra të DHL”
Ne i kërkojmë jo vetëm KQZ-së por dhe organeve të tjera dhe SPAK të verifikojnë raste të tilla skandaloze që gati gati e kanë nxjerrë jashtë kontrollit procesin e votimit dhe dorëzimit të zarfeve në këtë vend. Jo rastësisht nëse deri pardje numri i zarfeve që kishte ardhur nga Greqia ishte 17 mijë, pikërisht në periudhën kur po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të gjerë të votës, ku numër kërcen me 6 mijë, në 24 orë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh. Nuk mund të kalohet në heshtje ajo që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi”




















