KQZ publikon listën, ja 13 emrat e kandidatëve që do të shkojnë për verifikim të thelluar nga prokuroria

212
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot listën e kandidatëve për deputetë, të cilët do të dërgohen për verifikim të thelluar nga Prokuroria, për të parë nëse kanë pasur apo kanë probleme me ligjin.

Në listë figurojnë emrat e 13 kandidatëve për deputetë, ndër të cilët 2 janë nga Koalicioni ABEOK, një nga LSI, pesë nga PD, dy nga Partia Socialdemokrate dhe tre nga PS.

Mes emrave për verifikim të thelluar është edhe ai i Tom Doshit, ndaj kandidimit të të cilit për deputet protestoi edhe PD, duke i kërkuar KQZ që të mos e regjistronte, për shkak të faktit se atij i është refuzuar hyrja në SHBA.

Ndërkohë, ndaj Doshit ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke e përmendur me emër, e madje duke thënë se kishte marrë fjalën e kryeministrit Edi Rama se ai nuk do të bënte pjesë në qeveri.

Lista:

Koalicioni ABEOK:

– Altin Gjeloshaj

– Elsa Voka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:

– Arbër Arifaj

Partia Demokratike:

– Agron Kapllanaj

– Gentjan Muca

– Rezart Tusha

– Zef Hila

Partia Socialdemokrate:

– Kleo Murataj

– Tom Doshi

Partia Socialiste:

– Artan Bitri

– Halim Dauti

– Leonard Beqiri