Rama lëshon gojën në Kuvend, flet për “qirje” e “palikari”, reagon deputeti i PD

611
Në replikat me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dulen në parlament, njëherësh dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministri Rama Edi Rama përmendi jo pa ironi fjalët greqisht “qirje” që përkthehet “zotëri” dhe “palikari”, që përkthehet “djalë trim”.
Ndërsa me “qirje” iu drejtua ish-kryeministrit Berisha, fjalën “palikari” e përdori teksa replikonte me Dulen për projektin e urbanizimit që shkaktoi protesta në Himarë.
“Keni bërë një hesap pa hanxhinë Z. Vangjeli. Hanxhiu është atje. Ishte në 25 Qershor dhe ktu do jemi. Jau kam thënë në 2013, jau kam thënë në 2015, jau kam thënë në 2017 po jua them sot për 2019. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin. Ai përpara, ju mbrapa, kërceni atë palikarin si quhet ajo dhe do e shikoni”
Lulzim Basha tha se kshu siç e ka nisur, Rama mund të heqë edhe çorapet në parlament. Por më i fortë ishte reagimi i deputetit demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit Ramës duhet t’i ndërpritej fjala pasi në këtë orë televizionin e ndjekin edhe fëmijët.
“Kryeministri mbajti këtu 7 minuta palikarin në gojë, këtu është Kuvendi i Shqipërisë dhe duhet të flisni në shqip. Nuk mund të shkelni kështu rregulloren, jemi Kuvend dhe punimet mund t’i ndjekin fëmijë të të gjitha moshave”, u shpreh Salianji.
Sigal