Dule: Kryeministrit t’i pritej fjala, Rama: Shih Saliun dhe ndriçohu, diell i vërtetë

499
Diskutimet për Himarën e kanë tensionuar situatën në Kuvend. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i dha “krahë” fjalëve të ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe i kërkoi llogari kryeparlamentarit Gramoz Ruçi se pse nuk ia kishte ndërprerë fjalën kryeministrit Rama
“Kryenarkotrafikanti dhe kryekultivuesi mbajti një fjalim të spikatur me gjuhë urrejtjeje dhe përcarëse. Kur një deputet abuzon me gjuhë urrejte dhe diskriminimi duhet të largohet nga foltorja”,- tha Dule, i cili e akuzoi Ramën si njeri të zymtë.
Në replikë, kryeminisitri Rama u përgjigj: “Zoti Vangjeli, Qirje Saliu ku e pe gjuhen e urrejtjes? Ti minoritetin e ke çështje biznesi. Gjuha jote është një gjuhë e madhe. Unë nuk kam biznes politik me minoritetin. Ngatërrove dy gjëra, se ndoshta t’u kujtua nën qeverinë tënde, u bë hataja atje duke i ngritur njerëzit zgupthi me një master plan.
E dyta, Shqipëria është nën akuzë sot nga fqinjët, për shkelje të të drejtave të minoritetit, më dëgjo këtu, më dëgjo mirë qirie Saliu. Mos nda hesapin me mua këtu, por nda hesapin me Shqipërinë. Po të them këtu dhe ty zoti Vangjeli se ne kemi kërkuar ndihmë juridike nga përfaqësues të nderuar të mendimit ekonomik që janë njësoj si ty, grek, dhe për fat të mirë, ai raporti i profesionistëve që flamurin nuk e tundin për të bërë biznes e as për të rrahur kë i del përballë për pushtet.

Ndajeni tjetër hesapi me zymtësinë time, se të dukem i zymtë s’kam ç’të të bëj, shif Saliun, dhe ndriçohu, diell i vërtetë. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin, kërceni atë palikarin si quhet ajo, se ju vini këtu për ta bërë popullin shqiptar si budalla, jo mo jo, jeni të gjithë havaja e dashit,” tha Rama.
Sigal