PLUG/ Agron Malaj atë ditë udhëhiqte grupin e gatshëm të Gardës, me detyrën si komandant grupi. Në vitin 2013, me ardhjen e Rilindjes në pushtet, Agron Malaj do të ishte një nga personat e parë që do të shpërblehej, ndaj dhe u tërhoq nga shërbimet e tij në gardë, ku ishte përfshirë që prej vitit 2007.
Jo më kot investigimi i kësaj jave nw PLUG në focus do të ketë të quajturit agallarët rilindas të Dibrës. Mati, një prej Bashkive kryesore të këtij qarku prej vitit 2019, me zgjedhjet monopartiake menaxhohet nga Agron Malaj, një personazh i mbuluar me dritëhije e plot mistere për të kaluarën e tij. Emri i tij u bë i njohur për publikun pas ngjarjeve tragjike të 21 Janarit 2011, kur 4 qytetarë u vranë teksa kryeministria sulmohej nga grupe të udhëhequra nga drejtuesit e Partisë Socialiste.
Agron Malaj atë ditë udhëhiqte grupin e gatshëm të Gardës, me detyrën si komandant grupi. Në vitin 2013, me ardhjen e Rilindjes në pushtet, Agron Malaj do të ishte një nga personat e parë që do të shpërblehej, ndaj dhe u tërhoq nga shërbimet e tij në gardë, ku ishte përfshirë që prej vitit 2007.
Në shkurt të vitit 2014, Malaj emërohet Drejtor Rajonal i Zonës Veri në OSHEE, dhe më pas në vitin 2019, me propozim e konfirmim direkt të Edi Ramës Agron Malajt do t’i jepej Bashkia e Matit, në procesin monokratik të votimeve në 2019, një lëvizje kjo që ngriti edhe më shumë dyshimet për lidhjet e Edi Ramës me Agron Malajn. As e shkuara problematike e Agron Malajt, nuk do ta pengonte Edi Ramën që në mesin e mandatit të dytë si kryebashkiak, ta merrte edhe më pranë, këtë herë si deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Pra njeriun që deri dje Edi Rama e akuzonte për 4 vrasjet në 21 janar, e gradon kryebashkiak e më pas e bën edhe deputet me votat e socialistëve.
Ndërsa niveli i kriminalitetit në Kuvend është shqetësim, Agron Malaj nëse do të arrijë të sigurojë mandatin, do të jetë një tjetër deputet, që do t’i shtohet listës së parlamentarëve me precedent të rrezikshëm penal. Emisioni plug do të publikojë sot për herë të parë, vendimin e gjykatës në vitin 1999, ku Agron Malaj akuzohet për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në atë kohë Agron Malaj pas një sherri në një lokal ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy persona, por çuditërisht në gjyq, u dënua me 10 muaj burgim vetëm për armëmbajtje pa leje. Në mënyrë të dyshimtë, akuza e plagosjes u pushua me argumentimin se të plagosurit janë tërhequr nga kërkesa për dënim.
VENDIMI I GJYKATËS
Gjykata në përfundim të gjykimit si mori provat e nevojshme, dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Malaj për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, dënimin e tij me 10 muaj burgim, deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Jaçi për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake e, dënimin e tij me 4 muaj burgim, pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurve Agron Malaj e Elton Jaçi për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim. I pandehuri Agron Malaj pasi është takuar me Elton Jaçi i ka propozuar që të shkonin për t’u qethur tek lokali i mitarit Kastriot Kolës. Kur kanë mbërritur tek dera e lokalit kanë parë që dilte i dëmtuari B. B me të cilin para disa ditësh ishin ngatërruar për problemin e marrjes dhe dëmtimit të një motorçiklete… Agroni dhe i dëmtuari kanë shkëmbyer replika midis tyre duke shprehur pakënaqësi dhe indinjatë tek i pandehuri Agron Malaj në lidhje me insistimin e të dëmtuarit për likujdimin në lekë të motorçikletës. Ngjarja menjëherë ka evoluar në grindje dhe i pandehuri Agron duke parë disa lëvizje të dyshimta të bëra nga i dëmtuari në një distancë rreth 2 m ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në këmbë të dëmtuarin. Si pasojë është plagosur në brendësi të lokalit edhe dëshmitari A. i cili nuk ka paraqitur ankim.
Pasi edhe ekspertiza balistike dhe të gjitha provat tregojnë plagosjet e rënda, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, e në fund të gjykimit me justifikime të çuditshme, kjo akuzë, pushohet.
VENDIMI I GJYKATËS
Në seancë gjyqësore vetë i dëmtuari B. B hoqi dorë nga ankimimi në lidhje me plagosjen e lehtë me dashje, gjë që e ka kërkuar me kërkesën e tij me shkrim të datës 3.6.1999. Në këto kushte në gjykim nga organi i prokurorisë në bazë të nenit 284 të K.Pr.Penale’u kërkua pushimi i gjykimit të çështjes ndaj të pandehurit Agron Malaj e Elton Daçi për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje kryer në bashkëpunim…. Në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit gjykata mban parasysh: Për të pandehurin Agron Malaj rrezikshmërinë shoqërore të veprës, përhapjen e rrezikshmërinë e personit, rolin e tij në ngjarje, moshën e re, pendimin e thellë dhe gjendjen e tij shëndetësore, ngritjen intelektuale, gjendjen familjare, normalizimin e marrdhënieve me të dëmtuarin dhe rrethana të tjera të marra…
Në këto kushte gjykata vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Malaj për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake e në bazë të nenit 278/2 të K.Penal dënimin e tij me 10 muaj burgim.