URREJTJA NDAJ KOMBIT SHQIPTAR E EDI RAMËS

410
Sigal

Nënkryetari i LSI Pogradec, Dorian Latifllari ka denoncuar politikat e shpopullimit që janë realizuar nën udhëheqjen e Rilindasve si edhe ka bërë thirrje që me 25 Prill ti thuhet Ndal këtij projekti denigrues dhe defaktorizues të Shqipërisë dhe të Shqiptarisë në tërësi.

Ja analiza e plotë :

Pas shpopullimit që i ka bërë Shqipërisë në 7 vite qeverisje, nëpërmjet politikave klienteliste dhe shkatërrimit të ekonomisë së vendit dukë vrarë shpresën e gjithsecilit që jeton këtu!
Pas përçarjes që ju bëri Partive Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat hynë të ndarë nga njëra tjetra në zgjedhjet e fundit duke bërë të mundur që vota e shqiptarëve të coptohet, e gjitha kjo në interes dhe që i nevojitej vetëm shefave të tij Serbo-Jugosllav! Pas daljes publikisht në mbështetje të Partisë së Gjukanoviçit ne Mal të Zi, duke mos mbështetur Partitë Shqiptare atje, të cilat për hir të së vërtetës u ndien të tradhëtuar nga Tirana zyrtare!

Pas aktit të faljes së 12 miljeve DET Greqisë!

Pas përpjekjes të dështuar për ndarjen dhe copëtimin e kufijve të Kosovës, e vërtetuar kjo edhe nga John Bolton ish Këshilltar i Presidentit Amerikan, i cili pohoi se kishte një plan për ndarjen e Kosovës, ide kjo e hedhur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç!

Sot me aktin e fundit të Parlamentit Monist (Të komanduar prej Edi Ramës) mbi ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, u vërtetua edhe një herë urrejtja që ka ky njeri për Kombin dhe Emrin SHQIPTAR, gjithashtu edhe shërbimi i fundit që mund ti bëjë shefit të tij në Beograd! Në 25 Prill duhet ti themi NDAL këtij projekti denigrues dhe defaktorizues të Shqipërisë dhe të Shqiptarisë në tërësi.

#Edi_Rama_Rrezik_Kombëtar