Të shtëna me armë zjarri, humb jetën 35 vjeçari

239
Sigal

Një 35 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Policia bën me dije se dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e tij.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që bënë 35-vjeçarin të kryejë aktin tragjik.

Informacion paraprak: Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.