#unëjammepresidentin! Personazhet e njohur bashkohen me deklaratën e Presidentit Ilir Meta

693
Sigal

Ditën e sotme President i Republikës, Ilir Meti në një deklaratë për shtyp i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama me tone të ashpra duke theksuar se që pas 30 qershorit nuk ka më “Rama Ik” por “Rama Reflekto”. Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se më 13 tetor do të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe është i gatshëm që “fatin” e tij për të qëndruar në pallatin presidencial ta vendosë populli.

“Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit. Nëqoftë se ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog por që nxit sherr në Shqipëri ta bë, ta dëgjojmë. Asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit unë nuk e pranoj. Kush do të lahet në pishinë, le të lahet nuk ka snjë problem, sezon vere jemi. Por do marrë faturën e thellimit të kësaj krize, nuk e meritojnë shqiptarët këtë krizë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Gjithashtu Meta deklaroi se kush e do Shqipërinë si Kolumbi, do të ketë kundër presidentin.

“Demokracia për mua është e panegociueshme. E dyta është integrimi i vendit. Kam shkuar në takim me Ramiz Alinë dhe mendonim se do të na çonin në Spaç. Jam për një Shqipëri europiane. Kush e do Shqipërinë Kolumbi, një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër. Ilir Meta është kundër”, u shpreh Meta.

Pas kësaj deklarate menjëherë në rrjete sociale u bë viral hashtagu #unëjammepresidentin ku qytetarët shprehnin mbështetjen për këtë vendim të tij. Krahas tyre, mbështetjen dhe mendimin e tyre kanë treguar hapur edhe personazhet e njohur të ekranit.

Blogeri shqiptar Olti Curri duke postuar deklaratën e Metës, tregoi mbështetjen e tij duke vendosur sipër postimit hashtagun #unëjammepresidentin.

Të njëjtën gjë zgjodhi të bënte edhe gazetarja e njohur Fiori Dardha e cila sërish shpërndau deklaratën e Metës duke e shoqëruar me hashtagun #unëmbështesprsidentin.

Nëpërmjet këtij hashtagu qytetarët vendas dhe personazhet e njohur kanë treguar se vendimi i marrë nga Presidenti Meta është në përputhje me bindjet e tyre dhe kjo është mënyra që ata zgjedhin për ta mbështetur./News31