Av. Kujtim Cakrani: Ligji për dosjet, show për të fshehur krimin, korrupsionin dhe kapitullimin e shtetit

173

“Dosja me I.M një show politikë për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i inceneratorëve, nga drejtësia e re që nuk funksionon, nga problemet që ka policia e shtetit që çdo muaj lë nga një viktimë, qytetarë të pafajshëm”

Sigal

Pse ligji për hapjen e dosjeve për ish bashkëpunëtorëve e sigurimit të shtetit është një shoë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga korrupsioni dhe shteti që praktikisht nuk funksionon. Para disa ditësh Kuvendi i Shqipërisë votoi ndryshimin e nenit 29 për ligjin nr. 45 vitit 2015 në të cilin funksionon Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Ky ligj u inicua dhe u votua nga maxhoranca Socialiste, e cila e kishte kërkuar këtë ndryshim prej muajit korrik kur ish presidendi Ilir Meta u largua nga presidenca. Tashmë publiku është dëshmitar i atij skenari pregatitur me shumë kujdes nga neo- sigurimsat që me anë të një emaili anonim kishin vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve që sipas tij në një nga fondet e këtij institucioni ndodhet një dosje dhe tek ajo gjendet një I.M dhe sipas tij ky qënka ish presidenti Z. Meta ku paska spiunuar një shokun e tij tek sigurimi kur ai donte të arratisej jashtë vendit! Për këtë autoriteti informoi kryetaren e Kuvendit Znj. L. Nikolla, e cila e “tmerruar” gati në gjendje të fikti dha lajmin e kobshëm se një personalitet i lartë me inicialet I.M gjendet në dosjet e Autoritetit për hapjen e dosjeve. Ky skenar natyrisht nuk funksionoi, sespe tashmë askush se beson më jo për faktin se opinioni publik njeh mirë skenaristin dhe aktorët, por sepse ish presidenti Ilir Meta nuk ka qënë bashkëpunëtor sigurimi pasi ndaj tij është ushtruar kotroll i vazhdueshëm nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Socialistëve në këtë nismë ju bashkuan edhe 18 deputetë renegatë të partisë demokratike, të cilët në sintoni të plotë me socialistët votuan në orët e vona të natës duke trumpetuar gjithë këto ditë si një sukses të madh të tyre! Në fakt kush njeh ligjin dhe kush njeh arkivat kupton se, ky ligj nuk është asgjë më shumë se një show politikë për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i inceneratorëve, nga drejtësia e re që nuk funksionon, nga problemet që ka policia e shtetit që çdo muaj lë nga një viktimë, qytetarë të pafajshëm etj. Dua t’ju sjell në vëmendje se, ky veprim i socialistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre demokratë nuk ka për qëllim zbardhjen e emrave të bashkëpunëtorëve jo? Ajo ka vetëm një qëllim të heq me ligj (ad personam) apo ligj personal për ish presidentin Ilir Meta, që ta largojë atë nga politika aktive duke i sajuar dosje. Një praktikë të ngjashme kanë ndërmarrë shumë vite më parë të majtët në shtetin fqinj Itali, të cilët me anë të një ligji që çuan në parlament kërkuan të eleminonin kundërshtarin e tyre politikë Silvio Berlusconi. Pra mesa duket të majtët apo neo komunistët e kanë taktikë dhe mënyrë mbijetese dhe mbajtur pushtetin politik duke eleminuar kundërshtarin politik me mjete ekstra ligjore dhe antidemokratike. Duke qënë se, ndryshimi i ligjit nr.45 i vitit 2015 po promovohet sot nga renegatët brenda Partisë Demokratike si arritje dhe do shërojë plagët e ish persekutuarve ju them se nuk është asgjë e re veçse një shoë për përfitime politike. Nga ndryshimet e ligjit për dosjet nuk preket askush më shumë se shtresa e persekutuarve? Kjo për shkak të mënyrës dhe funksionimit të ish sigurimit të shtetit, ku nga shumë histori tashmë çdo shqiptar e di që rekrutimet i kryente nga radhët e kundërshtarëve politikë apo armiqtë e partisë siç ajo e definonte. Shqiptarët dhe mbarë opinioni publik ka pritur këto 32 vite të dënohen krimet e komunizmit, të dënohen ish xhelatët, që kanë mbajtur në këmbë dhe i kanë shërbyer me zell ish regjimit barbar, ka pritur që partia socialiste si pasardhëse e partisë komuniste të kërkonte falje shqiptarëve për krimet e kryera ndaj tyre. Priste që kryeministri, djali një njeriu që ka firmosur dënimin me varje në litar të poetëve dhe shkrimtarëve të kërkonte falje, dhe nuk prisnin që kuvendi i Shqipërisë të vendos të hap plagët e së shkuarës për ata persona që në mënyra kriminale të përdorura nga ish xhelatët e sigurimit të shtetit mund të kenë firmosur në fundin e fletës për t’i shpëtuar torturave fizike dhe psikologjike. Nuk duhet të bëhet show me viktimat. Populli priste të ndëshkoheshin ata, që sot janë në poste të larta kushtetuese në drejtësi dhe çdo hallkë të pushtetit, dhe që ju bëjnë karshillëk viktimave. Përveç atyre që kemi diskutuar lidhur me ligjin që nuk është asgjë veç një re në qiell të hapur dhe një show për propagandë nga regjimi dhe shtojcat e tij në opozitë doja t’ju kujtoj se: Në Shqipëri prej vitit 2008 ekziston një ligj për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu prej 2014 edhe Ligji nr. 119 për të drejtën e informimit. Të dyja këto janë bërë me asistencë të OSBE bazuar në KEDNJ dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Në neni 6 dhe 12 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, është qartësisht e përcaktuar kush dokumenta mund të jepen për qëllime private dhe studimore për interes publik. Në këto dy dispozita të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk lejon kontrolluesin që në rastin konkret është Autoriteti i Dosjeve që të japë dokumenta pa pëlqimin e personit, sepse ato janë parashikuar si sensitive. Gjithashtu edhe në ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit, informacioni që përbën shkelje lirive të njeriut nuk mund të bëhen publikë dhe nuk mund t’i jepen askujt. Gjithsesi në përforcim të kësaj Ministria e Drejtësisë së shpejti do të paraqesë ndryshime në këtë ligj, ku informacioni i kërkuar do të jetë akoma më i vështirë për t’u dhënë nga institucionet individëve dhe publikut me anë të mediave. Ju sjell në vëmendje edhe Komisionin e Venecias, kur ju kërkua një interpretim nga Gjykata Kushtetuese më 2008 për Ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe Lustracionit, që në mënyrë unanime e hodhi poshtë mënyrën e hapjes së dosjeve, sepse binte ndesh me parimet bazë të KEDNJ. Pra ju që prisni të shikoni dosjen e komshiut në FB vini shpirtin në paqe se s’ka për të ndodhur asgjë.