Nga dita e sotme unë e Admiroj Presidentin tim!

970
Sigal

Nga Adi Tufina

Nga dita e sotme unë e Admiroj Presidentin tim, Presidentin e Shqipërisë Sime Shqipërisë sovrane qysh nga viti 1912 e theksoj që nga 28 nëntori 1912 dhe këtë sovranitet e kemi fituar me gjak nuk na e ka dhuruar as ndonjë shtet tjetër,as ndonjë ambasadë dhe aq më shuë as ndonjë shoqatë apo fondacion multi milonjerësh! Me Ilir Metën jam rritur me një mëhalle 50 hapa larg në vij ajrore i kishim shtëpit por diferenca e moshës dhe me pas bindjet e kundërta politike nuk kemi pasur ndonjë njohje personale, ndoshta s’kam qen dakort për zgjedhjen e tij president por nga sot i them Bravo të qoftë je Burrë Shteti që i del për zot vendit tat atdheut tonë, i thua sektit Sorosian që po gllabëron Shqipërinë Ndal! Ndal se Shqipëria nuk ka vetëm Karagjoz me shallvare, nuk ka oligark kriminela , medie të shitura e të blera me lloj lloj koncesioni, leje ndërtimi, favore emërimesh ish burrash e ish grash të njerit apo të tjetrit,shefa policie të kërkuar nga interpoli,kryetar bashkie persona të përjashtuar nga policia e shtetit o të kërkuar për vrasje ,trafikim droge e qenie njerëzore. Burrë shteti që nuk do lejoj që Shqipëria të kthehet në monizëm . I tregoj botës që ne nuk mund të mbetemi peng i një klike kriminale që mbështetet nga 2 a 3 ambasadorë të korruptuar që jetojnë në vilat e oligarkëve mes lluksit dhe orgjive që ja ofron gratis klika në pushtet dhe e paraqesin shqipërinë si parajsa e ballkanit nën udhëheqjen e Rilindjes sektit sorosian! Harrojnë këto ambasador të ç’nderuar që populli shqiptarë është në gradën e fundit të fukarallikut , pensione më pak se 100 euro , rroga 200 euro , çmimi energjisë dhe ujit në stratosferë, çmimi i ushqimeve po ashtu,papunësia nuk njeh frenim , taksat dhe gjobat të përditëshme , rryshfeti dhe korrupsioni në stratosferë , mjëksia në gradën më të ulët, policia më e degjeneruar plus është kthyer në organizatë partie.Për këtë i them bravo presidenti im ! Bravo Burrë i madh Shteti ! Miq të mij të djathtë e të majtë miqt e mij që kemi vendosur ti rrisim fëmijët tanë në këtë vend të mrekullueshëm që zoti e ka beku ti lejm ndasit partiake ta mbështesim presidentin tonë për të shpëtuar vendin tonë shqipërinë tonë nga kthetrat e këtij regjimi të korruptuar !